FOTO-ALBUM: Njihuni me protestuesit 'paqësorë' të Edi Ramës

Kryeministri Edi Rama prej disa ditësh po flet për halabakë, “kamikazë të Boko Haramit” dhe dhunën `rrugaçërore` të protestuesve spontanë, shumica e të cilëve janë adoleshentë dhe të rinj të revoltuar pas vrasjes nga policia të 25-vjeçarit Klodian Rrasha.

Por nëse kjo protestë lindi si zemërim i akumuluar kundër një policie politike, e cila sistematikisht përdor dhunë, çfarë ndodhte në demonstratat e organizuara nga vetë Edi Rama, në kohën që ishte në opozitë?

Fotoreporteri i njohur Felix Bilani ka hapur arkivën e tij me këtë rast dhe na tregon se sa protestues `paqësorë` ishin ata të Partisë Socialiste të udhëhequr nga Rama dhe gjithë lidershipi i partisë në 21 Janar të vitit 2011.

“Meqë lideri suprem del dhe flet për minorenë e dhunë nga protestuesit...fillojmë me ciklin e 21 janar 2011. Blloku i parë i fotove”, është diçitura që Bilani shoqëron një album fotosh nga ajo ditë, ku shihet një dhunë e paprecedentë.