Sa pasaporta kanë politikanët? - Përgjigjet i pari Zv.Kryeministri maqedonas

Shkup - Zv.kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dmitrov në profilin e tij në Facebook sot deklaroi sot se nuk ka dhe nuk ka pasur asnjëherë shtetësi tjetër përveç atë maqedonase.

Ai gjykon se qytetarët absolutisht kanë të drejtë të dinë sa dhe ç'pasaporta kanë politikanët. “I nxitur nga iniciativa e gazetarit Goran Mihajllovski, publikisht them se nuk kam dhe asnjëherë nuk kam pasur shtetësi tjetër përveç asaj maqedonase”, shkroi Dimitrovi në FB.