Reali arrin Sociedadin dhe Atleticon në krye të La Ligës

Reali i Madridit kap kreun e La Ligës, edhe pse me dy ndeshje më shumë se Atletico.

Skuadra e Zinedine Zidane vijoi momentin pozitiv, teksa kaloi me rezultatin 3-1 Athletic Bilbaon në stadiumin “Alfredo Di Stefano”, sfidë e vlefshme kjo për javën e 19-të të La Ligës.

Bilbao ja lehtësoi vetë gjërat Realit, sepse pas 13 minutash Raul Garcia mori kartonin e dytë të verdhë, duke lënë baskët me një lojtar më pak për pjesën më të madhe të ndeshjes.

Sfida u zhbllokua nga gjermani Toni Kroos shtesën e pjesës së parë.

Megjithatë fillimi i fraksionit të dytë ishte më i mirë për Bilbaon.

Ander Capa barazoi shifrat në të 52-ën, por për t’i dhënë tre pikët Realit dhe fitoren e tretë rresht në kampionat mendoi i përhershmi Karim Benzema, që shënoi dy gola në minutat 74 dhe 92, për një sukses të rëndësishëm të Los Blancos.