Detajet e ekzekutimit/ 51-vjeçari nuk ishte person problematik

Anton Keli, 51-vjeçari i cili që u vra mbrëmjen e shkuar në qytetin e Rrëshenit ështê djali i hallës së Tonin (Armando) Gjinit i ekzekutuar në gusht të vitit 2019 para Katedrales së qytetit të Rrëshenit.

Anton Keli është nga fshati Shtrezë i njësisë administrative Kthellë të Bashkisë Rrëshen. Sipas burimeve, Keli jetonte vetëm me nënën në Rrëshen, ndërsa të gjithë familjarët e tjerë ishin në Gjermani. Dyshohet se është qelluar me pistolete. Kur është qëlluar, ka lëvizur në këmbë për disa metra dhe ka hyrë në një market ku u ka thënë se 'më kanë plagosur'.

Viktima Anton Keli nuk ka qenë person me precedent penal dhe as problematik. Ndaj dyshohet se ekzekutimi i tij ka të bëjë me sagën e atentateve me viktima ku ishin tè përfshirë dajat e tij Tonin dhe Preng Gjini nga fshati Malaj i Bashkisë Mirditë.

Më 7 janar të këtij viti, u ekzekutua në mënyrë mafioze Kastriot Reçi. Ai ishte viktima e pestë në tri vitet e fundit në Rrëshen. Në vitin 2017, Reçit i vranë vëllanë në mes të Romës në Itali.

Nè gusht 2019 u vra Tonin (Armando) Gjini dhe i fundit ishte atentati me lëndë plasëse që iu bë vëllajt të Tonin (Armando) Gjinit, Preng Gjini, i cili mbeti i plagosur rëndë.