", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/December/16/auto_Screenshot_11608103534.jpg", "width": 900, "height": 554 } }

Nuk zbatuan rregullat anti-covid, Tom Cruise nuk përmbahet, shpërthen në të shara ndaj skuadrës së tij

Nëse punoni pranë Tom Cruise dhe nuk zbatoni masat anti-covid jeni automatikisht të pushuar.

Ylli 58 vjeçar është regjistruar së fundmi duke ulëritur dhe qortuar dy anëtarët e ekipit të filmit të “Misioni: I pamundur 7’’ sepse sipas ‘The Sun’ ata po qëndronin një një distancë më pak se 2 metra me njëri-tjetrin.

Në audion e publikuar nga gazeta britanike, aktori i njohur dëgjohet duke u bërtitur dy nga punonjësit të ekipit të filmit, duke i kërcënuar ata edhe me pushim nga puna nëse arrin përsëri të shkelë rregullat e rrepta që janë vendosur në shesh xhirime.

Sipas New York Post , ylli i Hollivudit ka bërë përpjekje të mëdha për të imponuar rregulla të rrepta në xhirimet e filmit të ri, i cili aktualisht po zhvillohet në Britani. 

Kjo është arsyeja pse dy punonjësit që shkelën këto rregulla e nervozuan aktorin, duke shpërthyer në tone të ashpra, që mund të dëgjoni në video. 

“A e kuptoni përgjegjësinë që keni? Sepse unë do të merrem me arsyen tënde. Dhe nëse nuk mund të jesh i arsyeshëm dhe unë nuk mund të merrem me logjikën tënde, ti je pushuar nga puna' dëgjohet të thuhet në video ndër të tjera.

I shtati "Misioni: E pamundur" ishte një nga filmat e parë që mbylli prodhimin për shkak të koronavirusit kur braktisi xhirimet në Venecia, Itali, në shkurt.

Prodhimi rifilloi në Shtator, me xhirimet në Itali, Norvegji dhe Londër.