Tragjedi në Prizren, babai polic me të bijën gjenden të vdekur

 

Institucionet e sigurisë në Prizren kanë konfirmuar se janë gjetur të vdekur dy persona në shtëpinë e tyre në Prizren. Njëri nga viktimat është polic dhe viktima tjetër dyshohet se është e bija.

Prokuroria dhe Policia ende s’kanë dhënë detaje se si ka ndodhur e gjithë kjo tragjedi, megjithatë dyshohet se prindi i cili është edhe zyrtar policor, ka vrarë vajzën e tij dhe më pas edhe veten, shkruan express.

Ngjarja ka ndodhur pak para orës 20:00, kohë kjo kur polici do të duhej të nisej për në vendin e tij të punës.

Në vendin e ngjarjes janë Prokuroria dhe Policia të cilët po merren me rastin.