Adela Halo: Policia cënoi besimin e qytetarëve, kjo është shqetësuese

Nga Londra, Adela Halo pedagoge në University College London, ka komentuar ndër të tjera edhe protestën e ditëve të fundit të mbajtur nga të rinjtë në Tiranë, ku u kërkua drejtësi për Klodian Rashën.

‘Policia ka të drejtën të mbrojë pronën publike, publike dhe individin.

Por edhe e drejta për protesta ka cakun e saj.

Gjitha këto janë të vërteta, por nuk është kjo e vërteta që është manifestuar në Tiranë dhe në dhe në pjesën tjetër të vendit.

Natyrisht që ka qenë e qartë ditën e parë të protestë ku janë dalluar lehtësisht akte vandalizimi, ndaj selive partiake, apo private.

Duhet ta përmendim po kështu që ka pasur disa policë që janë goditur me sende të forta.

Nuk dua të lë asnjë ekuivok në këtë bisedë.

Këto lloj akte janë të dënueshme, nuk ka asgjë për tu duartrokitur.

Por kjo nuk do të thotë që organet e rendit kanë dorë te lirë në adresimin e këtyre situatave të dhunshme dhe në vendosjen e rendit në vend.

Ligjit nuk kufizon vetëm dorën e qytetarit por edhe të policisë.

Mund tju kujtohet se gjatë kohës si ministër i Brendshëm, Gjeneral Sandër Lleshaj sa herë policia ka qenë në situate shtypje, u ka kujtuar qytetarëve se shteti ka monopolin e dhunës.

Më ka bërë shumë përshtypje ku mendim.

Shteti ka monopolin e dhunës por nuk do të thotë të ketë monopolin e shtypjes.

Ideja e këtij nocioni është krejt tjeter nga ajo që paraqiste Ministri i Brendshëm.

Dhe këtë duhet ta shohim me shumë vëmendje.

Në një situatë imagjinare, ku nuk funksionon shteti, pra në atë që quhet në literaturë ‘gjendja natyrore’, të cilin z Lleshaj e ka evokuar disa herë, të vetmen mundësi që ka për të mbrojtur të drejtën e pronës, janë forca individuale dhe vetëgjyqësia.

Dhe gjithsecili në një situatë imagjinare ka të drejtë e ushtrimit të dhunës, që ka të drejtë rezultuar është qartazi anarkia, kaosi, dhe dhuna.

Prandaj nocioni bazë i shtetit është transferimi i këtyre mjeteve te shteti në mënyrë që edhe ligji të zbatohet njësoj për të gjithë.

Në këtë kuptim shteti ka monopolin e dhunës. prandaj ngrihet me të drejtë nëse policia a është në misionin e saj për të ruajtur rendin. Unë them që jo. Kjo është shumë shqetësuese. Dhe për mua është e qartë që nuk janë.

Dhe kjo cënon besimin që policia është në mbrojtje të tyre.