Zaloshnja: Vaksina meritë e Trump, fitorja e Biden nuk mund të kthehet më

Në lidhje të drejtëpërdrejtë me A-Show nga Michigan në SHBA, pedagogu në Utica Community Schools,  Altin Zaloshnja, ka komentuar edhe fillimin e vaksinimit anti-Covid në këtë vend.  

‘Presidenti Trump duhet t’i njihet merita për prodhimin e vaksinës.

Pfizer ka shpenzuar rreth 2 miliardë dollarë, nuk ka marrë ndihmë nga qeveria

Vaksina është prodhuar në Michigan, në fabrikën më të madhe të prodhimit të Pfizer

Pjesa më e djathtë e partisë Republikane ka dellin e largët nativist, që çdo gjë që i vjen nga jashtë duhet konsideruar si e gabuar.’

Zaloshnja ka folur edhe për procesin e konfirmit të Biden si President.

‘Sistemi është shtyrë, por nuk është thyer.

Janë paraqitur mbi 60 raste në gjykatë, të gjitha janë fituar.

Procesi ka ecur aq shumë para sa nuk mund të kthehet më.

Trump ndoshta e ka shumë të vështirë të pranojë humbjen. ‘