Jonila Godole: Ambasadat e huaja hipokrite me protestën e të rinjve, u bënë palë me qeverinë

Pedagogia e Gazetarisë Jonila Godole ka komentuar në A-Shoë në Syri Tv me gazetarin Adi Krasta edhe protestën e fundit të të rinjve në të gjithë vendin. Godole u shpreh kritike ndaj qëndrimit të ambasadave të huaja, të cilat në një kohë që mbështesin të rinjtë me projekte në mënyrë që ata të jenë të lirë, në krahun tjetër bëhen palë me qeverinë, siç bënë edhe në protestën e fundit.

Unë kam mendimin që ky brez i ka shpëtuar disi ndikimit të politikës.

Këta janë mendiar që janë gjenerata Z, por revolta na tregoi që po rritet një brez ndryshe, pa shpresë, me dyert e BE që janë të mbyllura dhe të vetmin moment të vogël që ata kanë një mundësi për tu shprehur, kur u kërkon dikush një mendim, atëherë ata japin maksimumin.

Për mendimin mbeti në një revolt dhe nuk u kthye dot një protestë, sepse nuk kishte organizator.

Nuk u kthye në një grup presioni më kërkësa të qarta, por ishte e fortë.

Është një rini e rrahur në shkollë, një brez i keqtrajtuar, dhe një ngjarje si kjo u jep një kuptim jetës së tyre.

Kur ne u ofrojmë vetëm propagandë, dhe call center.

Brezi i ri ka nevojë për motivim, sepse ne shikojmë se sa të pastër janë.

Dhe le të mos bëhen si brezat tanë.’

E pyetur se si është dukur reagimi i ambasadave të huaja, Godole është shprehur kritike ndaj tyre.

‘U habita me këtë reagim, pasi do kisha pritur një mbështetje ndaj të rinjve.

Kush më mirë se Franca, SHBA, Anglia, mund të na jepnin një model.

Dhe janë po këta ndërkohë që mbështesin projekte se si ta mbështesin rininë, dhe pikërisht në këtë moment ata bëhen njësh me qeverinë për ti mbyllur gojën të rinjve.

Mund të kishin gjetur mënyra se si mund të ishin shprehur kujdesin ndaj këtyre të rinjve.

Dhe kur vjen ky leksion nga SHBA, Anglia, për mua një lloj hipokrizie.’