Ironia e Sejkos për Erion Veliajn: Tani inceneratori i Tiranës do quhet Ardit Gjoklaj

Ka shkaktuar mjaft zemërim dhe ironi online një deklaratë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ai tha se rruga ku policia vrau të riun Klodian Rasha mund të marrë emrin e tij.

Shumëkush e quan një çmenduri këtë propozim.

Njeriu i Memeve, Genc Sejko bëri një postim që u bë viral.

"Veliaj ka premtuar se do t'i vendosë emrin e Klodian Rashës, rrugicës ku u vra Klodiani. Presim që inceneratori i Tiranës të marrë emrin e Ardit Gjoklajt," shkruan ai.