VIDEO/ Fantastik, Immobile realizon një kryevepër ndaj Beneventos

Po luhet në këto momente ndeshja mes Beneventos dhe Lazio-s, e vlefshme për javën e 12-të në Serie-A.

Derbi i familjes Inzaghi (Filippo përballë Simones) deri në këto momente është në barazim 1-1.

Të parët që realizuan në këtë takim ishin bardhekaltërit, që zhbllokuan sfidën me anë të Ciro Immobile, i cili shënoi një gol vërtet spektakolar.

Një krosim i Lazzari në krah të djathtë është goditur fluturimthi dhe në stil “Ibrahimovic” nga sulmuesi i Lazios, që ka befasuar si mbrojtësin ashtu edhe portierin.