Bieber: Qeveria po shton tensionet në vend që të trajtojë protestën

Studiuesi i njohur austriak, Florian Bieber, i ftuar në emisionin e Adi Krastës në SYRI TV, komentoi protestat e fundit në Shqipëri.

Ai tha se ato i ngjajnë me protestat e tjera që janë mbajtur në rajon. Por ai shtoi se qeveria në vend që të qetësojë situatën, e polarizon atë.

“Qeveria duhet t’i marrë me seriozitet protestat. Edhe nëse ka dhunë, duhet të kujtohet se çfarë po ndodh, cili është shkaku.

Shpeshherë qeveritë në rajon, edhe qeveria shqiptare, shton tensionin dhe polarizimin, në vend që të gjejë një rrugë për të trajtuar protestën,” tha ai.

Bieber komentoi më pas edhe situatën e pandemisë. Sipas tij, një studim tregon se shumica e shqiptarëve besojnë te teoritë konspirative rreth koronavirusit.

“Asnjë nga qeveri që të gjejë një mënyrë të përkryer për të trajtuar pandeminë. Prandaj çdo qeveri po eksperimenton. Problemi me vende si Shqipëria është se institucionet janë të dobëta. Në kohë krize, pushteti zhvendoset drejt kryeministrit dhe qeverisë dhe krijon një çekuilibër,” tha ai.