Ekzekutimi me armë zjarri në shtëpi/ Viktimat dyshohet se janë një polic bashkë me vajzën

Pasditen e sotme, rreth orës 19:00, dy persona janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Prizren.

Nga dyshimet e para mendohet se viktimat janë babë dhe bijë.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Me 15.12.2020, pak pas orës 19:00, Policia ka pranuar një informacion se në rrugën “Durmish Asllani” në Prizren, janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit. Njësitet kompetente policore, menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe bazuar në informacionet e para, në një shtëpi banimi janë gjetur dy trupa të pa jetë, një M/Kosovar zyrtar policor dhe një F/Kosovare, vdekjen e të cilëve e kanë konfirmuar mjekët kompetentë”, ka thënë Kelani.

Në vendin e ngjarjes janë dalur të gjitha njësitet policore përfshirë mjekësinë ligjore, ekipet mjekësore dhe prokurorin, të cilët janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes si dhe duke kryer hetime intensive, lidhur me rastin.