Tragjike/ Ekzekutohen me armë zjarri babë e bijë, trupat gjenden brenda shtëpisë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një shtëpi në Prizren, ku dy persona janë gjetur të pajetë.

Nga informacionet e para, dyshohet se personat janë babë e bijë, të vrarë me një armë zjarri.

Lajmin e ka njoftuar Admir Shala, Kryeprokuror i Prokurorisë së Prizrenit.

“Ka ndodhur një rast tragjik, ku në një shtëpi janë gjetur 2 viktima, qe dyshohet se janë vrarë nga arma e zjarrit. Viktimat janë familjare, babë e bije. Njeri nga viktimat dyshohet se është zyrtar policor. Prokurori se bashku me Policinë dhe njësitet tjera relevante kane dal ne vendin e ngjarjes. Nuk dihen akoma rrethanat se si ka ndodhur rasti”, ka thënë kryeprokurori Shala.