", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/December/15/auto_image1608060071.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

FOTO/ ‘Të dua’, Scott Disick i bën dedikimin e papritur për Kourtney Kardashian

Scott Disick po shijon lidhjen e tij me të dashurën 18 vite më të re, Amelia Hamlin.

Por mesa duket, ai ende nuk e ka harruar ish-partneren e tij. Së fundmi, Scott ka publikuar një foto familjare me Kourtney-n, si dhe me tre fëmijët e tyre, por vëmendjen e tërhoqi mbishkrimi i tij krahas postimit.

Dyshja e ka kaluar ditën së bashku, pasi sot festojnë ditëlindjen e djemve të tyre, Mason dhe Reign.

“Faleminderit Kourtney Kardashian që ishe krijuesja më e mirë e foshnjave në vend, nuk mund të kisha kërkuar një person më të mrekullueshëm në botë për të pasur këta fëmijë mahnitës, unë të dua ty dhe familjen tonë më shumë se gjithçka në botë,” shkruan krahas fotos Scott.

Fotoja që ai publikoi është realizuar para disa kohësh, në të cilën vajza 8-vjeçare Penelope, shfaqet e ulur në prehrin e Kourtney-t, ndërsa djali i tyre 6-vjeçar, Reign tek prehri i babait.

Dyshja filluan të dilnin bashkë në vitin 2006. Ata nuk u martuan kurrë dhe u ndanë në vitin 2015, por kanë mbetur miq dhe vazhdojnë të bashkë-prindërojnë.

 

View this post on Instagram

A post shared by Scott Disick (@letthelordbewithyou)