VIDEO/ Ekzekutimi i Anton Kelit, viktima kërkoi ndihmë te marketi

Kushëriri i vëllezërve Gjini, Anton Keli 51-vjeç u vra sot në Rrëshen.

Por si ndodhi atentati ndaj tij? Anton Keli sapo ka hapur derën e automjetit të tij kur është qëlluar me armë zjarri.

Me plumba në trup ai është drejtuar për në marketin e lagjes ku ka treguar që e kanë plagosur, por me të njoftuar dhe mbërritur ambulanca ai ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesës së tij.

Anton Keli është i afërm i Preng Gjinit që iu vendos një sasi eksplozivi në Tiranë pak muaj më parë dhe Armando Gjinit që u ekzekutua rreth një vit e pak muaj më parë në afërsi të katedrales së Rrëshenit.