VIDEO/ Policët arrestojnë invalidin me karrocë, nuk dinë si ta fusin në furgon

Një tjetër shfaqje aspak e denjë e policisë u shënua këtë mbrëmje në Durrës.

Katër protestues, midis tyre edhe një invalid me karrocë, kishin vendosur të protestonin në një mënyrë krejt origjinale, duke parakaluar me një arkivol të veshur me flamurin kombëtar në rrugët e qytetit, duke kërkuar drejtësi për Klodian Rashën.

Protestuesit janë ndaluar nga policia duke e cilësuar të jashtëligjshëm tubimin e tyre.

Por ajo që vjen më pas është edhe më qesharake.

Siç shikohet edhe nga pamjet e mëposhtme te filmuara nga operatori Denis Simaku, policia nuk di si të shoqërojë një nga protestuesit, që është në karrocë invalidi.

Ndiqni pamjet…..