Vritet me armë zjarri një 51 vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të pasdites në Rrëshen, ku një 51 vjeçar, është vrarë në rrethana ende të paqarta me armë zjarri.

Edhe pse policia në komunikatën e saj e reklamon si një plagosje me armë zjarri

Mirditë /Informacion paraprak

Rreth orës 17:40, në qytet Rrëshen, Mirditë, në rrugë është  plagosur me armë zjarri shtetasi A.K., 51 vjeç, banues në fshatin Malaj, Mirditë, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Menjëherë në vendngjarje  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor  dhe vijon  puna për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë dhe FNSH-së  po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.