Transparency: Milot-Balldren u tenderua pa garë me trefishin e kostos

Transparency International në raportin e saj të fundit për korrupsionin në Ballkanin Perëndimor, vlerëson se në Shqipëri korrupsionin jo vetëm është në shifrat alarmante, por ka kapur edhe majat e shtetit.

Në raport midis të tjerave përmendet dhe rasti i rrugës Milot-Balldren të cilën e ka denoncuar dhe opozita.

Një megakorrupsion ku kostot janë 3 fishuar, ku eshte fituar pa garë, me kosto pothuajse 20 mln euro për km, në një tender që qartësisht mund të ishte zhvilluar dhe fituar një kompani me 1/3 e vlerës.

Ky raport i ditëve te fundit i Transaparency International në fakt kishte si temë pikërisht kapjen e shtetit si fenomen i vendeve të Ballkanit. Sipas raportit në të gjitha këto vende vihet re e njëjta situatë, pra e kapjes së shtetit pak a shumë me të njëjtat forma.