Thyen dyqanin e ‘Moncler’ në mes të ditës/ Grabiten xhaketa me vlerë 40 mijë euro në 1 minutë

Një grabitje në mes të mes të ditës ndodhi në një dyqan në Moncler në Bulevardin Saint-Germain në Paris.

Gjithçka ndodhi brenda një minute,ku disa burra të maskuar u shfaqën në dyqanin e markës italiane dhe morën disa xhaketa, vlera e të cilave shkon në 40 mijë euro.

 Grabitësit u larguan nga dyqani sikur nuk kishte ndodhur asgjë. E gjithë skena u kap nga kamerat e sigurisë brenda dyqanit.