1240 raste të reja në 24 orë/ Greqia konfirmon 98 viktima nga Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet greke kanë njoftuar 1 240 raste të reja në vend, nga të cilat 14 janë identifikuar pas kontrolleve në portat e hyrje të vendit.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i rasteve është 126 372.

Ndërkohë që  550 pacientë janë të intubuar, 755 pacientë të tjerë janë liruar nga spitalet.

Gjithashtu janë regjistruar 98 vdekje të tjera duke e rritur në 3 785 totalin e vdekjeve për shkak të virusit.