Covid-19/ Dyfishohet bilanci i viktimave në Itali, rriten edhe infeksionet

Ditën e sotme, Italia shënoi një rritje në numrin e të infektuarve por në veçanti edhe të viktimave.

Autoritetet shëndetësore njoftuan për 14.844 raste të reja, ndërkohë që dje ishin pak më shumë se 12 mijë.

Shqetësues është bilanci i viktimave, ku sot u regjistruan 846 të tillë, pothuajse dyfishi i ditës së djeshme, kur ishin 491.