Befasia e madhe/ Bale nuk ndihet i lumtur dhe kërkon rikthimin tek Reali

Çudia e madhe raportohet nga e përditshmja spanjolle “AS”.

Gareth Bale dëshiron të rikthehet te Real Madridi, pasi nuk është i lumtur te Tottenham Hotspuri.

Ylli uellsian është aktualisht në huazim te “Spurs”, por 31-vjeçari ka kërkuar që huazimi i tij të ndërpritet në janar dhe të rikthehet në “Santiago Bernabeu”.

Gjatë verës së ardhshme Bales i përfundon kontrata me Realin dhe do të synojë të nënshkruajë në një klub me ambicie të mëdha.