Arrestohet shefja e shërbimit të provës në Laç

Shefja e Shërbimit të Provës në Laç, Lindita Leçaj është ndaluar nga polica e Lezhës dhe shoqëruar në komisariat, pasi dyshohet se është përfshirë në korrupsion.

Ajo dyshohet të jetë përfshirë në korrupsion, por ende nuk mësohen detaje të tjera për rastin që akuzohet apo nëse ajo do të arrestohet apo ndiqet ne gjendje të lirë.

Ndalimi i saj u bë pas hetimeve nga krimi ekonomik në Policinë e Lezhës nën drejtimin e prokurorisë Kurbin.