VIDEO/ Topalli spektakolar, dopietë në Turqi

Po luhet në këto momente ndeshja midis Yeni Malatyaspor dhe Hekimoglu Trabzon, e vlefshme për fazën e 1/16 në Kupën e Turqisë.

Vendasit po fitojnë me rezultatin 4-0 ndaj miqëve. Dy prej golave të Malatyaspor janë shënuar nga futbollisti shqiptar, Jetmir Topalli (4, 39).