Basha: Rama erdhi duarbosh nga Nju Jorku, kam marrë zotime konkrete nga miq të çmuar

Nga konferenca për shtyp e Kryetarit të PD, Lulzim Basha

Lulzim Basha: E kemi parë si përgjegjësinë tonë, jo thjesht dhe vetëm, planin ekonomik , që një pjesë të madhe të cilit e kemi shpalosur; planin tonë për të luftuar dhe mposhtur pandeminë, madje edhe hapat që kam hedhur si lider i opozitës me miqtë në BE dhe gjetkë për të bërë atë që ky (Rama) s’e ka bërë - e ka bërë më keq se çdokush tjetër: sigurimin e vaksinës.

Shkoi për vaksinën pra në Nju Jork dhe serviri foton në një muze të Nju Jorkut. Erdhi duarbosh!

Edhe Maqedonia, edhe Kosova iI ka marrë masat! Kjo është e vërteta sikundër është e vërtetë që në çdo bisedë që kam zhvilluar tre javët e fundit  me disa nga miqtë më të çmuar, kam kërkuar që pavarësisht prej kësaj sjelljeje skandaloze të kryeministrit dhe qeverisë aktuale, të bëjnë gjithçka që Shqipëria të mos mbetet e fundit.

Kam marrë edhe zotimet konkrete! Zotime konkrete që të mos presim derisa ta përzëmë këtë të keqe, por të fillojmë të paktën vaksinimin e shëndetësisë një orë e më parë. Por ndërkohë insistoj dhe duhet të insistoj çdo ditë që milionat e taksave të shqiptarëve të mos shkojnë siç i ka planifikuar përsëri për shpenzime luksoze.