Meta nxjerr shifrat: Ja për kë e shpërndan shumicën e parave Edi Rama

Mëngjesin e sotëm kryeministri, Edi Rama, ka bërë një prezantim publik të Buxhetit 2021, të kthyer nga Presidenti Ilir Meta, për të treguar pretendimin e qeverisë se buxheti mbështet rritjen e vendeve të punës, nxitjes së bizneseve dhe investimeve në infrastrukturë.

Por menjëherë pas kësaj, Ilir Meta, i është kundërpërgjigjur duke publikuar shifrave që sipas tij tregojnë përqendrimin e të ardhurave në pagesat për PPP dhe jo për të përballuar pandeminë e koronavirusit.

Presidenti krahason vlerën totale të pagesave që buxheti i shtetit do t’i japë kontratave të partneritetit publik privat në vitin e ardhshëm, me totalin e parashikuar për luftën kundër koronavirusit.

838.2 miliard lekë ose 49.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto janë parashikuar për PPP-të në 2021-shin, ndërsa për luftën kundër Covid-19, projektligji per buxhetin e shtetit 2021 parashikon vetëm 14.5 miliard lekë, ose 0.86% e PPB-së, shkruan Presidenti në rrjetin social facebook.