SHBA miraton edhe vaksinën e dytë, atë të Moderna-s

Vaksina kundër coronavirusit e prodhuar nga Moderna ofron nivel të lartë mbrojtjeje te të rriturit dhe parandalon raste të rënda të Covid-19, sipas të dhënave të nxjerra sot nga Administrata Amerikane e Barnave dhe Ushqimeve (FDA).

Bazuar në gjetjet inkurajuese, FDA pritet që të premten japë autorizimin e emergjencës për përdorimin e vaksinës, bënë të ditur burime familjare me planet e FDA.

Vendimi mund t’u ofrojë miliona amerikanëve një fillim të dytë vaksinimesh javën e ardhshme, pas atij të nisur këtë javë nga Pfizer.

Shqyrtimi i kryer nga FDA ka konfirmuar raportimet e mëhershme nga Moderna se vaksina e saj kishte shkallë efikasiteti 94.1%, provuar në 30 mijë persona.

Efektet anësore, përfshirë ethe, dhimbje koke e lodhje ishin të pakëndshme, por jo të rrezikshme, zbuloi agjencia.

Suksesi i vaksinës Moderna është bërë edhe më thelbësor në luftën kundër pandemisë, pasi vaksina të tjera kanë shfaqur paqëndrueshmëri.

Lajmi i shpresës mbërrin teksa numra rekord rastesh të reja të infektimeve kanë përmbytur spitalet dhe vdekjet në SHBA vazhdojnë të shtohet, duke arritur në 300 mijë të hënën.