Zhvillohet në CAS seanca gjyqësore për ‘çështjen Çinari’, njoftimi i Partizanit për vendimin

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i Partizani ka bërë me dije se është zhvilluar online si pasojë e situatës së COVID-it, seanca e programuar gjyqësore në CAS, për çështjen e futbollistit Erald Çinari.

Në këtë seancë, palët kanë paraqitur pretendimet e tyre, si dhe janë dëgjuar deklaratat e dëshmitarëve.

Partizani është përfaqësuar në këtë seancë gjyqësore online, nga Drejtori i Përgjithshëm, Olsi Rama, si dhe avokati i mirënjohur spanjoll, Juan de Dios Krespo Perez dhe zyra e avokat Antonio Conte.

Zyra e shtypit e klubit të kuq bën me dije se vendimi nga CAS pritet  të merret brenda muajit dhjetor.

Njoftimi i klubit “Partizani”

“Pranë CAS të Lozanës është zhvilluar sot online, si pasojë e situatës COVID 19, seanca e programuar gjyqësore për çështjen Erald Çinari. Në komunikimin me panelin e CAS palët kanë paraqitur të gjitha pretendimet e tyre, si dhe janë dëgjuar deklaratat e dëshmitarëve të përfshirë në këtë proçes.

FK Partizani është përfaqësuar në këtë seancë gjyqësore online, nga Drejtori i Përgjithshëm Olsi Rama, si dhe avokati i mirënjohur Juan de Dios Crespo Peres dhe zyra e avokat Antonio Conte. Ky grup ka punuar intesivisht përgjatë gjithë kësaj periudhe për përgatitjen sa më efikase të mbrojtjes dhe demonstrimit të pafajësisë sonë. Pritet që vendimi nga CAS të merret brenda muajit dhjetor”.