Conte flet para sfidës me Napolin: Kemi të njëjtat ambicie

Interi është ringritur pas atij eliminimi turpërues nga Championsi.

Skuadra zikaltër dëshiron fitoren e 5-të radhazi në kampionat, për të synuar të triumfojë edhe ndaj një rival të drejtpërdrejtë në luftën për titull kampion siç është Napoli.

Në vigjilje të sfidës ndaj Napolit në “San Sifro”, e vlefshme për javën e 12-të të Serisë A italiane, trajneri i Interit, Antonio Conte, paraqitet përpara gazetarëve në konferencë për shtyp.

Napoli – “Është një sfidë me dy skuadra me ambicie që duan për të jenë protagoniste deri në fund. Napoli prej vitesh ka qenë anti-Juve, përveç sezonit të shkuar ku ne morëm vendin e tyre. Pres një ndeshje të luftuar, do të ndeshemi me një skuadër me të njëjtat ambicie si ne”.

Favorite e titullit – “Duhet të gjejmë një ekuilibër për veten tonë, pa menduar se çfarë thonë të tjerët. Duhet të punojmë, të mos ekzaltohemi kur fitojmë, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë”.

Kampionati – “Ka shumë ekuilibër këtë sezon. Të paktën për momentin, disa skuadra fitojnë për t’u shkëputur disi. Çdo ndeshje do luftohet, pasi pikët janë shumë të rëndësishme”.

Obligimi i fitimit të titullit kampion – “Të flasim për obligim më vjen për të qeshur. Të gjithë duan të jenë protagonistë për të fituar. Në 9 vitet e fundit të fitosh ka mbetur gjithmonë si mentalitet”.

Fjalët negative – “Unë mendoj se çdo deklaratë shihet gjithmonë në një mënyrë negative. Unë jam mësuar me këto gjëra. Në fillim të sezonit isha shumë i qetë dhe u fajësova se nuk isha më unë dhe se kisha hequr dorë. Tani ndodh e kundërta. Kjo do të thotë që unë duhet të gjej një rrugë të ndërmjetme”, përfundon trajneri i Interit, Antonio Conte.