Dalldia e Krishtlindjeve 'do të kushtojë shumë jetë njerëzish'

Dy revista kryesore mjekësore kanë thënë se plani i Mbretërisë së Bashkuar për të lehtësuar rregullat e Covid gjatë Krishtlindjeve është një "vendim i nxituar" që do të "kushtojë shumë jetë".

Gazeta The Health Service Journal dhe British Medical Journal thanë se njerëzit mund të shohin heqjen e kufizimeve "si leje për të ulur vigjilencën".

Por një ministër i paralajmëroi njerëzit që të mbanin kontaktet shoqërore në një "minimum" gjatë pesë ditëve kur do të lehtësoheshin kufizimet.

Revistat shkruan shkruan në një editorial të përbashkët: "Publiku mund dhe duhet të zbusë ndikimin e valës së tretë duke qenë sa më të kujdesshëm të jetë e mundur gjatë muajve të ardhshëm. Por shumë do ta shikoni heqjen e kufizimeve gjatë Krishtlindjeve si leje për të ulur vigjilencën. "

Redaktori i HSJ, Alastair McLellan dhe kryeredaktori i BMJ, Fiona Godlee, shkruan se ishte hera e dytë që botimet e tyre nxirrnin një editorial të përbashkët.

"Ne po e botojmë, sepse ne besojmë se qeveria është gati të bjerë në një tjetër gabim të madh që do të kushtojë shumë jetë," shtuan ata.