Oferta për Pogba/ Manchester United refuzoi 2 lojtarë të Juventusit

Juventusi vazhdon të mos heqë dorë nga Paul Pogba dhe do të bëjë çdo tentativë të mundshme për ta rikthyer në Torino në dy sesionet e ardhshme të merkatos.

Mediet angleze së fundmi raportojnë një prapaskenë të bujshme.

Juventus e ka tentuar Pogba në verë dhe në “pjatë” ka vënë shkëmbimin me Miralem Pjanic dhe Douglas Costa.

Manchester United në fund nuk e ka pranuar këtë propozim dhe ka vendosur të mbajë Pogba, që nuk është aspak i lumtur në “Old Trafford”.

Sa për Pjanic e Costa, boshnjaku kaloi te Barcelona si shkëmbim me Arthur, ndërsa braziliani u huazua te Bayern Munchen.

Gjithsesi Pogba është një opsion për Juven, sidomos për merkaton e verës së ardhshme dhe nuk përjashtohet as një shkëmbim i mundshëm mes tij dhe Dybala.