Të rinjtë e PR kundër dhunës policore, Jahelezi: Protesta qëndrimi më i drejtë i shqiptarëve për të mbrojtur të drejtat e tyre

Pas protestave të zhvilluara në të gjithë Shqipërinë pas vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha ka reaguar për dhunën e pashembullt policore edhe Forumi Rinor i Partisë Republikane.

“Rinia republikane dënon ashpër dhunën esktreme policore ndaj popullit që proteston në të drejtën e vet, në vecanti dhunën karshi rinisë e cila është gjakosur dhe dergjur në komisariate”, thuhet në  një deklaratë të Kreut të të të rinjëve republikanë.

E plotë:

Deklaratë e Kryetarit të Forumit Rinor të PR, Albi Jahelezi.

Rinia republikane dënon ashpër dhunën esktreme policore ndaj popullit që proteston në të drejtën e vet, në vecanti dhunën karshi rinisë e cila është gjakosur dhe dergjur në komisariate

Shoqërimi i dhunshëm i mbi 50 minorenëve është një akt krejtësisht kriminal

Rinia republikane mbështet protestën e shqiptarëve kundër shtetit policor , korruptiv dhe kriminal

Marrja me forcë e kryeredaktorit të gazetës “KOHA JONE” dhe shoqërimi i tij në komisarit , janë veprime skandaloze të një regjimi klasik policor , që kërkon të marrin frymën dhe ti heqin zerin shqiptarëve duke e barazuar Shqipërin me vendet tiranike

Protesta është qëndrimi më i drejtë i shqiptarëve për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe largimin me votë të regjimit të EDI RAMËS.