Ishte shpallur në kërkim nga Italia, Policia arreston 54-vjeçarin në Tiranë

Një 54-vjeçar është arrestuar nga ana e Policisë, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia e vendit fqinj.

Nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në rrugën “Llambi Bonata”, Tiranë u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar K(J). M., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata për Hetimet Paraprake në Verbania/Itali ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Vjedhja në rrethana rënduese” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.