Zv.guvernatori i Kabulit vritet në një shpërthim në Afganistan

Kabul - Një sulm me bombë në kryeqytetin e Afganistanit vrau Zëvendësguvernatorin e Kabulit të martën, thanë zyrtarët e sigurisë, duke shtuar se një bombë ishin ngjitur në makinën e tij nga sulmues të panjohur.

Mahboobullah Mohebi, Zëvendës guvernatori po udhëtonte me rojet e tij të sigurisë kur ndodhi shpërthimi. Dy roje u plagosën në shpërthim.

Asnjë grup militant nuk ka marrë ende përgjegjësinë për shpërthimin.

Javën e kaluar një prokuror i qeverisë afgane u qëllua për vdekje në lindje të Kabulit kur ishte duke shkuar për në punë.