Nëna e Defnesë mashtron vajzat, sot në 'Lule të vetmuara'

Meral bëhet xheloze për afrimitetin e Kaderit me gjyshin e saj.

Ajo akuzon Kaderin se po përpiqet të jetojë në vilë dhe kjo e fundit lëndohet shumë nga fjalët.

Zehra mundohet të bëjë ligjin në shtëpinë e Selinit.

Defne i kërkon gruas që hiqet si nëna e saj që të takohet me Nazanin.

Ajo justifikohet se është ende herët për një takim me Nazanin.

Defne bën foto me “nënën” e re për t’ja treguar Nazanit por ajo fshihet pas syzeve dhe kapeles për të mos treguar fytyrën e saj.

Defne i tregon shoqeve fotot me nënën e saj të re por të gjithë tallen me të.

Defne fton Alejnën së bashku me Ejlylin dhe Xhemren në shtëpinë e nënës së saj të re për t’i provuar atyre të vërtetën.

Ejyl i bën fshehtas foto nënës së Defnes.

Kjo e fundit u hedh një ilaç në lëng dhe vajzat bien pa ndjenja./revistawho.com