Poli Hoxha: Ja si Rama trukoi aktin normativ për pensionin e Klodianit për të joshur familjen

Gazetari Poli Hoxha në Çim Peka Live, ka zbuluar detaje të reja se si Rama edhe aktin normativ për pensionin që i ka dhënë familjes Rasha e ka manipuluar vetëm e vetëm për të shpërblyer këtë familje.

‘Por nga ky vendim kuptojmë se kemi të bëjmë me një aksident. Në Shqipëri në fakt ndodhin me dhjetëra aksidente në ditë, dhe askush nuk është brenda.

Ky është lakmuesi i fundit për Edi Ramën. Ai ka pasur shumë lakmues gjatë këtyre 7 vite, për korrupsionin, për kanabisin, për mënyrën se si e përdori policinë.

Përfundimisht ai nuk heq dorë nga strategjia e tj, dhe kot të shpresojmë për zgjedhje të lira.

Ky vendimi për aksident është një VKM që është firmosur para dy ditëve edhe është bazuar në një ligj të vitit 1993 mbi sigurimet shoqërore, i cili është ndryshuar me rastin e tërmeteve, neni 5 pika 1 për pensionistë që mbetën pa një kolonë familjare, në mënyrë që të merrnin asistencë.

Nenit 5 pika 1, i është shtuar edhe një aneks 1/a para dy ditëve me akt normativ enkas për ti dhënë pension familjes.

Imagjino në cfarë sikleti është Rama dhe çfarë trukesh po përdor.

Në krahun tjetër nuk ka një hetim, pse këta policië ishin pa kamera trupi.

A ëshë hetuar salla operative.                            

Apo kështu funksionon gjithmonë me grupin ‘Shqiponja’ gjatë natës, ku vendosin gjoba, rrahin njerëzit.

A janë testuar për nivelin psikopatik të tyre.

Për këtë hetim ata nuk flasin fare.

Sepse ky hetim nxjerr zbukuar se çfarë është kjo polici.’