Manjani: Rama në disbalancë mendore, ka sulur të vetët të kontrollojë profilet kush ia organizoi protestën

Ish-ministri I Drejtësisë, Ylli Manjani e ka cilësuar Ramën e ditëve të fundit si një ministër në disbalancë politike dhe mendore, që njëherë I sulet Stresit dhe njëherë Saliut.  

‘Nuk kam asnjë koment për ato që kam parë dhe ato që kam thënë.

Rama është kapur gafil dhe nuk di çfarë të thotë.

Ai është në disbalancë poltike dhe mendore.

Njëherë i sulet Sejkos, njëherë Stresit.

Sot psh kishte vënë të tijët të kontrollojnë facebookun e njerëzve kush shkruan ndaj tij.

Njëherë thotë e ka bërë Saliu, Bravo i qoftë nëse e ka bërë Saliu. Por as ai se ka bërë.’