", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/December/14/auto_sdxfhvnjc1607965881.jpg", "width": 900, "height": 635 } }

‘Zero tolerancë për kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias’/ Reagon delegacioni i BE në Tiranë

Shoqërimi i dy gazetarëve gjatë protestës për të riun Klodian Rasha që u vra nga policia, ka sjellë reagimin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë.

Në një njoftim në Twitter, BE përsërit se duhet të ketë zero tolerancë për kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias.

“BE përsërit se duhet të ketë zero tolerancë për kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias. Është thelbësore që gazetarët në Shqipëri të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre pa asnjë kërcënim dhune, ngacmimi dhe frikësimi, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje në gjithë informacionin”, thuhet në njoftim.  

Më herët, Komisioni Europian ka reaguar duke dënuar shoqërimin e gazetarëve në komisariat nga policia pas protestave të zhvilluara në Tiranë. Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero-Hernandez i kujtoI Shqipërisë paketën e zgjerimit.

Në protestat e zhvilluara në Tiranë u shoqëruan dy gazetarë Xhoi Malësia dhe Qamil Xhani, ndërsa disa orë më pas u lanë të lirë.