Greqi/ 639 raste të reja dhe 62 viktima nga Covid-19
Gjatë 24 orëve të fundit, ka rënë numri i infektimeve në Greqi.
Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar 639 raste të reja me koronavirus, duke e rritur numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 125 173.
Gjitashtu 62 qytetarë kanë humbur betejën me virusin, duke e rritur në 3687 numrin e viktimave.
Mosha mesatare e personave që janë ndarë nga jeta është 79 vjeç dhe 95.7% kishin sëmundje bashkëshoqëruese.
Sipas autoriteteve shëndetësore 558 pacientë po trajtohen me intubim. Mosha e tyre mesatare është 66 vjeç.