Dhuna dhe arrestimet e gazetarëve, Basha informon PPE-në dhe reporterët e Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një takim virtual me reporteret Joseph O’Reilly nga Irlanda njëkohësisht dhe reporter i EPP/CD dhe Petter Eide nga Norvegjia.

Burime nga selia blu kanë bënë me dije se në bashkëbisedimin me reporteret, Basha u ndal dhe tek situata e ditëve të fundit dhe vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i Policisë së Shtetit si dhe përpjekjet kriminale për të manipuluar vrasjen.

Mësohet se gjatë bashkëbisedimit Basha, informoi reporterët edhe me pengimin e së drejtës se informimi dhe me shoqërimin dhe dhunimin e disa gazetareve, duke sjellë një shkelje flagrante të lirisë së medias në vend.

Ai i solli në vëmendje reportereve shkeljen e të drejtave të njeriut nga dhuna e policisë.

Mësohet se takimi i planifikuar me reporterët ka patur si temë diskutimi dhe zhvillimet e fundit të situatës së pandemisë, ekonomisë dhe politikës.