", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/December/14/auto_Untitled-design-14-780x4391607951471.jpg", "width": 900, "height": 507 } }

Katy Perry rikthen stilin e famshëm të flokëve

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry është njohur gjithmonë për stilin e saj eksperimental.

Disa javë më parë, ajo u bë nënë për herë të parë, dhe vetëm pak kohë pas lindjes ajo ka filluar të eksperimentojë me paraqitjen e saj, shkruan Daily Mail.

36-vjeçarja ka zgjedhur të sjellë sërish stilin e vitit 2017, ku shfaqej me flokë të zeza.

Me anë të një postmi në llogarinë e saj në Instagram, Katy tregoi look-un e saj të ri teksa dha lajmin e mirë se do të rikthehet në “American Idol”.

Në foto, këngëtarja, shfaqej shumë në formë, me një fustan rozë të shkurtër, doreza dhe çizme lëkure të zeza.

Menjëherë sapo Katy publikoi foton, komentuesit u dyndën në komplimente për këngëtaren dhe sigurisht, nuk pritet të kalojë shumë kohë që flokët e gjatë dhe të errët, me baluke, të kthehen sërish në modë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KATY PERRY (@katyperry)