Do martojmë Malon?! Jooo, sot do të pimë një kafe më Arqilenë!

“Do martojmë Malon?!" Jo, sot nuk do të martojmë Malon, thjesht do të shikojmë më kërshëri se si pi një kafe mes bashkëqytetarëve të tij fierakë, aktori i njohur i humorit shqiptar, Arqile Lipe. Kryetari i PD-së në Fier, Luan Baçi, ka pirë kafen e mëngjesit me të, ka publikuar edhe një fotografi në Fb për kënaqësinë e të gjithëve dhe na ka dhënë edhe një porosi:

“Sot e nisa ditën me një kafe me Arqile Lipen, Leun e Fierit, artistin, aktorin e dashur të gjithëve, mikun tim të mirë. Kujdes, mos e politizoni, Leu është i të gjithëve, po ne na do shumë dhe ne e duam,” përfundon Baçi.