VIDEO virale/ Protestuesja sulmon TCH: I shërbeni diktatorit Rama

Kjo protestë rinore tregoi edhe njëherë se mediat e mëdha, të cilat i janë nënshtruar pushtetit të Edi Ramës, po sfidohen nga bota online.

Ndër më të sulmuarit nga media online është Top Channel. Fillimisht ata zemëruan rrjetet sociale me komentet e bëra nga prezantuesja Bieta Sulo. Më pas një gazetare e tyre bëri deklaratën skandaloze se ‘jeta vazhdon edhe pas vrasjes së Klodianit’.

Ndërkohë, e gjitha kjo ka bërë që zemërimi i protestuesve të drejtohet te Top Channel.

Një video u bë virale në rrjet. Aty duket një protestuese, e cila i thotë TCH se janë një ‘media e degjeneruar që i shërben diktatorit Edi Rama’.