Greqia nuk e hap doganën e Kapshticës deri në 7 janar

Pala greke shtyn vendimi për hapjen e pikës së kalimit kufitar të Kapshticës deri në datën 7 Janar 2021, e konfirmuar nga drejtoria vendore e kufirit dhe emigracionit në Korçë.

Në datën 20 nëntor pala greke vendosi mbylljen e plotë të kësaj pike kufitare, ndërkohë që në datën 3 Dhjetor vendimi u ndryshua duke lejuar këmbësorët, kamionët e tonazheve të rënda dhe të mallrave për të hyrë drejt tokës shqiptare.

Për personat të cilët do të duan të hyjnë drejt tokës helene e vetmja pikë kufitare  ngelet ajo e Kakavijës, e cila ende ruan kuotën prej 700 personash.

Për shkak të festave të fundvitit pritet që lëvizjet në hyrje të Republikës së Shqipërisë të shtohen