Bien Google, YouTube dhe Gmail, probleme në mbarë botën

Familja e aplikacioneve të Google ka shfaqur probleme në mbarë botën.

Raportohet se Gmail, Google dhe YouTube nuk po hapen ose hapen me probleme.

Sipas Daily Mail, problemet janë përqendruar kryesisht në Europë. Por problemet janë shfaqur edhe në SHBA, Australi dhe pjesë të Afrikës dhe Azisë.

Aplikacionet e Google janë ndër më popullorët në botë. YouTube përdoret nga të paktën 2 miliardë njerëz çdo muaj.

Ndryshe nga sa ndodh me Facebook, probleme të tilla janë shumë të rralla për Google.