Hidhet shorti i Europa League/ Milani ‘peshkon’ serbët, ‘ferr’ për Manchester United
U hodh në Nion të Zvicrës shorti i Europa League, ku u përcaktuan 16 çiftet e kësaj faze shkruan Syri.net.
Milani do të përballet me serbët e Crvena Zvezdës, kundërshtar me të cilët Tirana u përball në eliminatoret e Champions League.
Manchester United do të ketë një përballje aspak të lehtë me spanjollët e Real Societad.
Ndërsa një prej pretendentëve, Tottenhami i Jose Mourinhos, do të ketë një ndeshje të lehtë letër ndaj austriakëve të Wolsfsberg.
Më poshtë mund të shihni të gjitha çiftet që u përcaktuan nga tërheqja e goglave.