Pas 110 mijë vdekjeve nga virusi, azilet tani kanë frikë nga vaksina

SHBA - Pasi 110,000 vdekje shkatërruan azilet dhe i nxorën në radhën e parë të marrjes së vaksinave, tani ato  përballen me një problem shqetësues: banorët skeptikë dhe punonjësit e tyre që nuk pranojnë të bëjnë gjilpërën.

Të qenit i pari ka ardhur me frikën e vazhdueshme se vendet e goditura më shumë në pandemi - që përbën gati 40% të numrit të vdekjeve të vendit - mund të vihen përsëri në rrezik nga vaksinat e shpejtuara të zhvilluara në pak muaj  dhe jo në  vite. Disa që jetojnë dhe punojnë në shtëpi pyesin nëse është bërë testimi i mjaftueshëm për të moshuarit, nëse dihet mjaft për efektet anësore dhe nëse gjilpërat mund të bëjnë më shumë dëm sesa dobi.

"Ju shkoni e bëjeni atë  të parët pastaj më tregoni se si ndiheni," tha Denise Schëartz, nëna 84-vjeçare e së cilës jeton në një godinë me ndihmëse në East Northport, Neë York, që planifikon të mos e bëjë vaksinën. "Padyshim që do të ishte e tmerrshme që ajo të sëmuret me COVID, por a është plotësisht e sigurt për dikë që është e moshuar dhe me shëndet të brishtë?"

Ndërsa SHBA fillon të dërgojë shishka të mbushura vaksike me frigoriferë, të sapoaprovuar nga Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech, zyrtarët e shëndetit publik thonë se përgjigjja është po.

Të gjithë, nga anëtarët e ushtrisë te ish-presidentët kanë bërë të ditur synimin e tyre për të bërë vaksinën.

Në një studim të vazhdueshëm te gati 44,000 njerëz, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave zbuloi se vaksina ishte e sigurt dhe më shumë se 90% efektive midis marrësve të moshave të ndryshme, duke përfshirë të rriturit e moshuar dhe ata me probleme shëndetësore që i vendosin ata në rrezik të lartë të COVID-19 .

Por dyshimi në shtëpitë e pleqve vazhdon, ndonjëherë e nxitur nga politika përçarëse, mosbesimi ndaj institucioneve dhe keqinformimi. Dhe deri më tani, punonjësit e azileve janë ata që thërrasin më fort

"Njerëzit janë të shqetësuar për këtë, sepse u nxitua nga njerëz që nuk po dëgjonin shkencën", tha Denise Allegretti, një drejtoreshë në 1999 SEIU, sindikata më e madhe e punonjësve të kujdesit shëndetësor të vendit.

Sondazhet e brendshme nga grupe duke përfshirë Fondacionin Amerikan të Infermierëve sugjerojnë se shumë punëtorë në institucionet e kujdesit afatgjatë janë aq të shqetësuar për vaksinën sa do ta refuzonin atë.

"Unë nuk do të jem kavia e provës", shkroi një i anketuar në një sondazh nga Shoqata Kombëtare e Asistentëve të Kujdesit Shëndetësor. "Nuk duket të jetë e sigurt dhe nuk do t'i besoj", shtoi një tjetër. Disa të anketuar vetëm përgjigjën, "Në asnjë mënyrë!"

Christina Chiger, ndihmëse infermiereje prej 33 vjetësh në një shtëpi pleqsh në Tampa, Florida, është e rraskapitur dhe e frikësuar pas një periudhe prej nëntë muajsh që la dy dyzina banorësh të vdekur dhe i bëri turnet e zakonshme nga 16 orë. Mirëpo as ajo nuk e ka në plan të marrë vaksinën, të paktën tani për tani.

“A do të ketë efekte anësore? A do të funksionojë në të vërtetë? " ajo pyeti. "Nëse të gjithë sëmuremi nga marrja e kësaj, kush do të kujdeset për pacientët tanë?"