U ngjit në krahun e avionit disa minuta para ngritjes, arrestohet 41 vjeçari

Një 41 vjeçar është arrestuar pasi ishte ngjitur në krahun e një avionit pak çaste para se të ngrihej.

Pamjet e filmuara nga brenda avionit tregojnë që Alejandro Carlson ka hequr këpucët para se të ulet në krahun e avionit.

Fluturimi 1367 nga Las Vegas në Portland po bëhej gati të nisej nga Aeroporti Ndërkombëtar Mccarran kur ndodhi incidenti, tha Alaska Airlines në një deklaratë.

Piloti vuri re një person duke ecur drejt avionit dhe njoftoi kullën e kontrollit.

 Pasagjerët dukeshin të tronditur ndërsa burri u ngjit në krahun e avionit.

Piloti ka njoftuar policinë të cilët i janë afruar ngadalë 41 vjeçarit ndërsa të tjerët prisnin në tokë.

Por ai humbet ekulibrin dhe bie nga krahu duke lënë të tronditur pasagjerët.

Policia arrestoi Carlson, i cili në fillim u dërgua në spital dhe më pas në burgun e Qarkut Clark për shkelje dhe shpërfillje të sigurisë publike.

Carlson lëvizi rreth krahut për gati 45 minuta para se të binte në pistë, tha pasagjeri Eric Evans për ABC News.

Z. Evans, 50 vjeç u shpreh: "Ishte padyshim një nga gjërat më të çuditshme që kam parë në jetën time".

Alaska Airlines tha në një deklaratë: "Vizitorët dhe punonjësit tanë janë të sigurt dhe ne po punojmë për zbatimin e ligjit.