Vdes trajneri i famshëm i Liverpoolit dhe i Francës
Ish-trajneri i Liverpoolit, Gerard Houllier, ka vdekur sot në moshën 73-vjeçare.
Lajmi për vdekjen e Gerard Houllier ka shkaktuar një tronditje të re në futbollin botëror.
Pas Diego Maradonës dhe Paolo Rossi, ish-trajneri i Liverpoolit, ndërroi jetë këtë mëngjes në moshën 73-vjeçare, një ditë pasi ishte kthyer në shtëpi pas një operacioni në zemër.
Houllier ishte trajner i “The Reds” për gjashtë vite, ndërsa ai drejtoi edhe skuadra të tjera si: Lyon, PSG, Aston Villa dhe Kombëtaren franceze.
Me Liverpoolin, Houllier arriti të fitonte tre trofe brenda sezonit 2000-2001, FA Cup, League Cup dhe UEFA Cup.